**Aksident trafiku në Mitrovicë: Gjashtë persona të lënduar**
Mitrovicë – Gjashtë persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite, rreth orës 16:40, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 16:40, në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë, është raportuar për një aksident trafiku me të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor,” ka deklaruar Zahiti.
