OVL e UÇK-së paralajmëron protestë kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashit: Publikohen pankartat që do të përdoren

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka bërë thirrje për një protestë kundër ekspozitës së artistit Shkëlzen Gashi, e cila do të mbahet më 30 mars.

Ekspozita ka ngjallur kritika të ashpra, veçanërisht për mënyrën se si është përshkruar masakra e Dubravës. Gjithashtu, shqetësime janë ngritur edhe lidhur me numrin e viktimave të paraqitura në të.

Në prag të kësaj proteste, janë publikuar edhe pankartat që OVL e UÇK-së do t’i përdorë gjatë manifestimit të nesërm.