Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat e aksidentit.