Një aksident trafiku është regjistruar rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Në aksident, i cili ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ky lajm bëhet i ditur nga KosovaPress. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë ndikuar kushtet e vështira rrugore pas reshjeve të borës.
