Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur çaste më parë në Shtërpcë.

IndeksOnline raporton se dy vetura janë përplasur fort ndërmjet vete, gjë që ka bërë që të dyja të përfundojnë jashtë rrugës.

Disa pasagjerë janë lënduar rëndë, si pasojë e përplasjes.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante të policisë dhe ato mjekësore.

Ende nuk dihet mbi numrin e udhëtarëve të lënduar.