Fillon aksioni për rrënimin e 11 vilave ilegale në Liqenin e Ujmanit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, makineritë e rënda kanë arritur në bregun e Liqenit të Ujmanit për të nisur procesin e rrënimit të 11 vilave të ndërtuara pa leje.

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc” kanë nisur aksionin për prishjen e këtyre objekteve.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se po ofron asistencë në vendin e ngjarjes këtë mëngjes.

„Sot në orën 07:00 kemi filluar asistencën për Ndërmarrjen “Ibër-Lepenc” dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Po asistojmë në vendin e quajtur „Plazha e Shqiptarëve“ në Zubin Potok, ku është parashikuar rrënimi i 11 shtëpive të pushimit“, ka deklaruar Veton Elshani për portalin Indeksonline.