Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në gjuhën shqipe: Kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para seancës
Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale), ku më 16 shtator u dënuan Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është publikuar në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të saj.
Një detaj i spikatur në fillim të dokumentit është deklarata e gjyqtarit kryesor të Panelit, Charles Smith, i cili i kërkon fotografes së Gjykatës të realizojë fotografi brenda sallës, para nisjes së seancës. Megjithatë, Smith sqaron se mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar që të mos bëhen fotografi të tyre.
