Alarm i rremë për bombë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë

Një alarm i rremë për bombë ka mobilizuar forcat e sigurisë në Tiranë, pas gjetjes së një sendi të dyshimtë pranë Ambasadës Amerikane, raporton “Euronews Albania”. Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë mbërritën forca të shumta policie, të cilat, pas verifikimit, konfirmuan se bëhej fjalë për një kovë plastike të braktisur në rrugë, që nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë publike.