Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, thotë se një agjent i inteligjencës artificiale, i zhvilluar nga OpenAI, “infiltroi” një portal statistikor në një faqe interneti të qeverisë australiane.
Sipas Albanese, agjenti hakoi një portal statistikor që përmbante të dhëna private nga skema universale e kujdesit shëndetësor të Australisë, Medicare, shkruan BBC.
Ekspertët besojnë se kjo është shkelja e parë e një sistemi qeveritar, e krye nga inteligjenca artificiale.
Shkelja dyshohet të ketë ndodhur në qershor, por OpenAI u njoftua për të në gusht dhe nuk e njoftoi qeverinë australiane se çka kishte ndodhur, deri më 10 shtator.
OpenAI thotë se nuk beson se është aksesuar ndonjë regjistër pacientësh.
Me këtë rast, shteti australian ka nisur urgjentisht shqyrtimin e ligjeve dhe qeverisjes së inteligjencës artificiale.
