Aleanca Voton Pro Nismës së PDK-së për Gjykatën Speciale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se do të mbështesë nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Gjykatën Speciale.

Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, deputeti Besnik Tahiri theksoi se AAK-ja do t’i japë përkrahje çdo iniciative që, sipas tij, i shërben drejtësisë dhe funksionimit të institucioneve.

Gjithashtu, Tahiri bëri të ditur se në takim ishte kërkuar trajtimi i nevojës për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës.