Sevilla ka arritur një fitore të rëndësishme në La Liga.

Ata mposhtën fituesit e Kupës së Mbretit, Real Sociedadin me rezultat 1-0 duke i larguar kështu nga zona e rrezikut.

Heroi i mbrëmjes ishte Alexis Sanchez, i cili shënoi golin e fitores për Sevillën në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Sevilla, në renditjen e La Ligas është e 17-ta me 36 pikë, ndërsa Real Sociedadi është në vend të 9-të me 43 pikë./IndeksOnline/