Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë intervistës për emisionin Opinion ka folur edhe për gjeopolitikën, sidomos pozitën e vendit tonë dhe raportet me ShBA-në.
Ai tha se i vetmi që mund ta detyrojë Rusinë ta njohë Kosovën është presidenti Donald Trump.
“Donald Trump është i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë Kosovën”, u shpreh Thaçi.
Sipas tij, aktualisht raportet Serbi-Rusi janë lëkundur.
Thaçi shtoi se autoritetet e Kosovës duhet ta ftojnë Trumpin për një vizitë.
