Altin Krasniqi i reagon Donika Gërvallës: Ti jo vetëm që e respekton, por edhe e dëshiron atë që thotë Fatos Geci

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, ka komentuar deklaratën e Fatos Gecit, kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë.

Gërvalla u shpreh se respekton atë që ka thënë Geci, duke theksuar historinë dhe sakrificën e familjes së tij.

Kjo deklaratë e Gërvallës ka ngjallur reagime të shumta. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.

Ai ka deklaruar se Donika Gërvalla jo vetëm që e respekton atë që thotë Fatos Geci, por edhe e dëshiron atë.

Reagimi i plotë i tij ishte:

“Ti, Donikë, jo vetëm që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi.
Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di. Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha do të kthehen.
Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha do të jetojnë përjetësisht me lavdinë më të madhe që mund të ketë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit.
Por është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo ‘schwarz’; aty, kokëulur, ti do të jetosh gjatë.”