Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë nis përgatitjet për 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar pamje nga përgatitjet intensive për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së kombit amerikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka shprehur entuziazmin e saj për festën që do të mbahet mbrëmjen e së hënës, në prani të miqve kosovarë.

“Jemi tejet të entuziazmuar të ndajmë me ju përgatitjet që po bëjmë, ndërsa sonte do të festojmë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës së bashku me miqtë tanë kosovarë!”, citohet të ketë thënë ambasada në postimin e saj.

Ceremonia festive pritet të mbledhë përfaqësues të lartë të institucioneve, diplomatë dhe personalitete të shumta për të shënuar këtë përvjetor historik me rëndësi të veçantë për Shtetet e Bashkuara.