Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë për vjedhje të rëndë

**Fushë Kosovë** – Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë janë arrestuar tre persona, të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe pranim të sendeve të vjedhura.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy nga këta të dyshuar akuzohen se kanë kryer vjedhje në lokacione të ndryshme, ndërsa personi i tretë dyshohet se ka pranuar sendet e vjedhura.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që dyshohet se kryen vjedhjet janë dërguar në mbajtje. Ndërsa i dyshuari i tretë, i cili kishte pranuar sendet e vjedhura, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.