Ambasada Amerikane uron Ambasadorin e ri Wendt: Do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump
Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Eric Wendt, Gjenerallejtënant në pension, pas konfirmimit të tij si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Përmes një postimi në platformat sociale, Ambasada theksoi se Ambasadori Wendt, nga Tirana, do të punojë për të mbështetur vizionin e Presidentit Donald Trump. Ky vizion përfshin sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.
Në postimin e saj, Ambasada shkroi:
“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.”
