Çmimi i naftës ulet me tre centë sot, benzina dhe gazi mbeten të pandryshuar
Çmimi tavan i naftës ka pësuar një ulje të lehtë sot, duke rënë me tre centë për litër. Aktualisht, një litër naftë shitet me 1.63 euro, ndërsa dje vlera ishte 1.66 euro.
Ndërkaq, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar, në 1.42 euro për litër, njësoj si një ditë më parë. Gjithashtu, as çmimi i gazit nuk ka shënuar asnjë lëvizje.
