Ambasadori Durmishi viziton të mbijetuarit e tragjedisë në Ranën e Hedhun

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vizituan në Spitalin Rajonal të Lezhës tre të rinjtë nga Kosova, të cilët po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes tragjike që ndodhi në plazhin e Ranës së Hedhun, Shëngjin.

Sipas ambasadorit Durmishi, gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar dhe ata vazhdojnë të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të stafit mjekësor.

Ai falënderoi ekipet mjekësore dhe strukturat vendore për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar. Durmishi shprehu gjithashtu solidaritetin me familjet e të prekurve nga kjo ngjarje tragjike.

“Gjendja e tyre është e mirë, është fati i tyre. Ndërkohë, kjo ngjarje është shumë tronditëse”, deklaroi Durmishi, duke theksuar kujdesin e mjekëve.

Mjekët njoftojnë se të rinjtë po monitorohen vazhdimisht dhe, deri tani, parametrat e tyre shëndetësorë paraqiten të qëndrueshëm.