Në Vrellë të Istogut është raportuar një incident gjatë një tubimi të LDK-së, ku një qytetari me inicialet M.J. i janë dëmtuar të katër gomat e veturës.

Qytetari ka qenë i pranishëm në tubim në momentin kur ka ndodhur dëmtimi, ndërsa gomat e automjetit të tij janë prerë me  thik[,  duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Rrethanat e sakta të rastit ende nuk janë sqaruar plotësisht, se kush qëndron pas këtij veprimi dhe motivet e mundshme.