Modelja shqiptare Angela Martini vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit fotografi nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj.

Në postimin e fundit, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi ku shfaqet mjaft joshëse, raporton IndeksOnline.

E veshur me një fustan të gjatë dhe transparent, Martini ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale.

Kjo paraqitje e saj nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar stilin dhe elegancën e modeles. /IndeksOnline/