Bastoni nuk lëviz nga Interi

Pavarësisht interesimit të raportuar nga Chelsea dhe Barcelona, nuk ka negociata për një transferim të mbrojtësit Alessandro Bastoni tek asnjëri prej këtyre gjigantëve evropianë.

Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, Interi është i vendosur të mbajë qendërmbrojtësin e tij italian dhe tashmë është i gatshëm të nisë bisedimet për zgjatjen e kontratës aktuale.

Marrëveshja e Bastonit me klubin zikaltër përfundon në vitin 2028, ndërsa vetë futbollisti ka shprehur qartë prioritetin e tij për të vazhduar karrierën në “Giuseppe Meazza”.

Kështu, pavarësisht vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane, Interi synon të blindojë të ardhmen e një prej lojtarëve kyç të skuadrës.