Ariana Grande shpjegon vendimin për t’u tërhequr nga jeta publike
Ariana Grande ka folur rreth vendimit të saj për t’u distancuar nga vëmendja publike, duke iu thënë fansave se “shumë gjëra mund të jenë të vërteta njëkohësisht”.
Përfaqësuesit e yllit të popit konfirmuan gjatë fundjavës se këngëtarja do të “tërhiqej nga jeta publike” pas përfundimit të turneut të saj ‘Eternal Sunshine’.
Ajo ka anuluar gjithashtu pjesëmarrjen e saj në shfaqjen muzikore “Sunday In The Park With George”.
Gjatë koncertit të saj të parë në Çikago, Grande e shfrytëzoi rastin për të sqaruar disa çështje.
“Ndonjëherë, kur një histori nuk vjen drejtpërdrejt prej meje, gjërat mund të ekzagjerohen disi. Prandaj dëshiroja t’u flisja fansave të mi drejtpërdrejt sonte, sepse ju dua shumë,” i tha këngëtarja audiencës.
“Njoftimi i bërë dje nuk ishte reaktiv apo impulsiv. Ishte një vendim krejtësisht i imi, një plan i hartuar në heshtje shumë kohë më parë. Ishte një zgjedhje e menduar mirë dhe e ndërmarrë me vetëdije të plotë.”
Ajo vazhdoi: “Dëgjova se fansat e mi ishin të shqetësuar se negativiteti po ndikonte negativisht mbi mua, por duhet të them se mund të jetë krejt e kundërta. Nuk është ky rasti. Dhe dua të jem shumë e qartë: shumë gjëra mund të jenë të vërteta njëkohësisht.”
