OPERACION ANTIDROGË NË FERIZAJ: ARRESTOHEN TRE PERSONA, SEKUESTROHEN NARKOTIKË, ARMË DHE MJETE BLUARJEJE
Tre persona u arrestuan pasditen e djeshme në Ferizaj, si rezultat i një operacioni të suksesshëm antidrogë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj personave të dyshuar, efektivët e policisë gjetën dhe konfiskuan:
* Rreth 485.27 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë;
* 181.7 gramë hashash, i ndarë në dy pjesë;
* 2.1 gramë kokainë;
* Një sasi parash të gatshme;
* Një pistoletë me gaz, së bashku me një karikator dhe tre boca gazi.
Gjithashtu, u sekuestruan: qese najloni boshe për paketim, dy peshore (njëra digjitale dhe tjetra mekanike), dy mjete bluarjeje (grinders), tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, si dhe një pajisje DVR për sistemin e kamerave.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, tre personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ku do të përballen me akuzat për veprat penale të kryera.
/Indeksonline/
