Arrestohet në Prishtinë pas sulmit ndaj nënës dhe motrës, ishte nën ndikimin e alkoolit.

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Incidenti ka ndodhur dje, rreth orës 00:10.

Si pasojë e sulmit, viktimat dhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.