Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30, policia në Kaçanik ka realizuar një plan operativ për kapjen e një personi në kërkim në fshatin Dubravë, në kuadër të të cilit kanë marrë pjesë zyrtarë policorë nga Kaçaniku dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Sipas njoftimit gjatë zbatimit të planit operativ, është arrestuar personi i kërkuar V.Q.(34 vjeçar).Gjatë operacionit është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë e gjuetisë, së bashku me tri fishekë.

Arma dyshohet se ka ndërlidhje me një video-incizim të siguruar në kuadër të një rasti të mëhershëm të kanosjes. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./Indeksonline