Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka njoftuar sot arrestimin e një personi.

Ky arrestim vjen pas zhvillimit të hetimeve lidhur me dyshimet për keqpërdorim dhe mashtrim në një aktivitet prokurimi për furnizime me pajisje për Policinë e Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, personi me inicialet N.R. po hetohet për veprat penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i po këtij Kodi.

Arrestimi është kryer nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.