Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për deputet Altin Krasniqi (20), duke e cilësuar atë si përfaqësues të një brezi që ndërton mbi sakrificën, përvojën dhe vizionin për të ardhmen.
Shala ka theksuar se në listën garuese të PDK-së gërshetohen e kaluara dhe e tashmja, përvoja dhe rinia, ndërsa sakrifica e lufta e brezave të mëparshëm shndërrohen në vlera që i shërbejnë zhvillimit të vendit.
“Kur gërshetohen e kaluara dhe e tashmja, kur bashkohen përvoja dhe rinia, kur lufta, sakrifica dhe vuajtja shndërrohen në fitore, lavdi dhe histori të kombit e të shtetit, atëherë jemi të sigurt në rrugëtimin tonë drejt prosperitetit dhe zhvillimit. Të gjitha këto vlera i gjejmë në listën garuese të PDK-së”, ka deklaruar Shala.
Ai ka vlerësuar lart edhe figurën e Jakup Krasniqit, duke kujtuar lidhjen e tij personale me të.
“Altin Krasniqi është djali i mësuesit tim, Jakup Krasniqi, i cili me dinjitet të lartë vazhdon ta mbrojë luftën tonë të drejtë dhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, ju ftoj ta mbështesim Altin Krasniqin”, ka thënë Shala.
Sipas tij, Altin Krasniqi përfaqëson vazhdimësinë e vlerave kombëtare dhe vizionin për një Kosovë më të zhvilluar.
