Arsim Thaqi shkarkohet nga Dukagjini
Arsim Thaqi është shkarkuar nga posti i trajnerit të KF Dukagjinit, duke u bërë kështu i dyti trajner që ndryshon skuadër pas largimit të Zekirija Ramadanit.
Thaqi kishte marrë drejtimin e skuadrës nga Klina disa muaj më parë dhe nën udhëheqjen e tij, klubi arriti të fitonte Kupën e Kosovës.
Humbja ndaj Luganos në kuadër të kompeticioneve evropiane konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të këtij vendimi.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se vendin e tij te Dukagjini pritet ta zërë Armend Dallku, i cili parashikohet të rikthehet në drejtimin e skuadrës.
