Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, do të vizitojë sot punëtorët teknikë në grevë në shkollat fillore “Ismail Qemaili” dhe “Gjergj Fishta” në Prishtinë.
Vizita e parë do të realizohet në shkollën “Ismail Qemaili”. Më pas, duke filluar nga ora 12:00, Azemi do të takojë edhe grevistët e shkollës “Gjergj Fishta”.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë Azemi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Azemi theksoi se vizitat realizohen në kuadër të mbështetjes për punëtorët teknikë, të cilët janë përfshirë në grevë për shkak të mosrealizimit të pagave dhe kushteve jo të mira të punës.
