Fushë Kosovë: Djali i vjedh babait veturën dhe 2.100 euro
Një incident i pazakontë është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një baba ka raportuar në polici se djali i tij i ka vjedhur veturën dhe shumën prej 2.100 eurosh, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 02:00 të mëngjesit, në lagjen 28/29 të Fushë Kosovës.
Babai, shtetas kosovar, ka deklaruar në polici se djali i tij i ka marrë automjetin dhe shumën e parave pa lejen e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Në raportin e detajuar të Policisë së Kosovës citohet: “Lagja-28/29 Fushë Kosovë 16.10.2026-02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i ka vjedhur veturën dhe një shumë parash prej 2100 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”.
