Barcelona nuk e ka në plan të ndalet në afatin kalimtar. Pasi e rehatoi mesfushën, Deco tani po synon një plan afatgjatë edhe për portën.
Katalunasit janë shumë afër marrëveshjes me portierin kroat, Livakoviq.
Deco po synon zyrtarizimin e marrëveshjes dhe lënien e kroatit në huazim te një skuadër tjetër këtë sezon.
Synimi përfundimtar i Barcelonës është ta ketë portierin në dispozicion për sezonin 2027/28, pasi kontrata e Szczesny-t skadon në fund të sezonit aktual dhe nuk pritet që ai të qëndrojë te Barcelona pas kësaj.
Kjo do t’i hapte rrugën kroatit për t’u bashkuar me ekipin e parë./Indeksonline/
