Barcelona, një hap larg titullit: Publikohet lista për ‘El Clásico’, mungon Lamine Yamal

FC Barcelona ndodhet vetëm një fitore larg kurorëzimit si kampione, teksa sonte përballet me rivalin e saj të madh, Real Madrid, në një tjetër “El Clásico” vendimtar.

Dueli, që zhvillohet në “Camp Nou” në orën 21:00, pritet të përcaktojë fatin e kampionatit. Një triumf i katalanasve do t’u garantonte matematikisht trofeun e 29-të në historinë e tyre.

Para kësaj sfide të rëndësishme, Barcelona ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar. Në të spikat mungesa e talentit të ri Lamine Yamal, i cili është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në dispozicion të ekipit.

“El Clásico” pritet të dhurojë emocione të forta, me Barcelonën që kërkon të hedhë hapin final drejt titullit, ndërsa Real Madrid synon t’i prishë festën rivalit historik.