Dimal Basha inspekton punimet në skarpatat e autostradës “Ibrahim Rugova”
Dimal Basha, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në skarpatat përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.
Gjatë vizitës, ministri Basha, së bashku me ekipet përgjegjëse dhe operatorët e angazhuar, diskutoi sfidat e hasura në terren dhe masat e nevojshme për një trajtim të plotë dhe afatgjatë të këtyre zonave.
Synimi kryesor është që rehabilitimi të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke parandaluar problemet e mundshme në të ardhmen dhe duke garantuar siguri maksimale për të gjithë përdoruesit e autostradës.
Ministria bën të ditur se monitoron përditë ecurinë e punimeve dhe, në koordinim me të gjitha palët e përfshira, po angazhohet që ndërhyrjet të kryhen me cilësi të lartë, efikasitet dhe të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme.
