Komuna e Suharekës ka nderuar Gafurr Elshanin, avokat dhe bashkëluftëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), me një mirënjohje në Ditën e Çlirimit të komunës.

Lajmi është bërë i ditur nga OVL UÇK përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook. Në këtë postim, OVL UÇK ka shprehur urimet për zotin Elshani, duke theksuar se kjo mirënjohje dëshmon përkushtimin dhe kontributin e tij ndër vite.

Njëkohësisht, organizata ka falënderuar Komunën e Suharekës për këtë vlerësim dhe për respektin e treguar ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe të mirën e vendit.