**Bashkësia Islame në Gjakovë synon ndërtimin e xhamisë, Komuna refuzon kërkesën**

Bashkësia Islame e Gjakovës po planifikon ndërtimin e një xhamie të re në rrugën ‘Gjergj Fishta’, në Bllokun e Ri.

Sipas raportimeve të ‘TvSyri Vision’, Bashkësia Islame ka bërë të ditur se çështja është ende në fazë shqyrtimi.

Megjithatë, Drejtoria e Urbanizimit në Komunën e Gjakovës ka bërë të ditur se kërkesa për ndërtimin e xhamisë është refuzuar. Arsyeja e refuzimit është se hapësira e propozuar është shumë e vogël dhe jo e përshtatshme për objektin fetar të planifikuar.