**Takim FSK-KFOR: Jashari mirëpret komandantin e ri, theksohet rëndësia e komunikimit për paqen**
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim mirëseardhjeje komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, me rastin e marrjes së detyrës.
Gjatë takimit, dy komandantët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, koordinimit institucional dhe komunikimit të hapur për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Gjenerallejtënant Jashari i uroi gjeneralmajor Vergorit sukses në detyrën e tij të re, duke shprehur gatishmërinë e plotë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet dy forcave.
