Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për dëmtim të pasurisë
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim identifikimin e një personi, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Në një njoftim zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë përkatëse, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit. Apeli synon marrjen e informacioneve që do të ndihmonin në zbulimin e identitetit të tij.
Policia u kërkon qytetarëve që kushdo që posedon informacione rreth personit në fjalë, t’i ndajë ato me autoritetet policore.
Informacionet mund të komunikohen në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.
