Bastisje kundër bixhozit në Deçan: Zbulohen armë, çipa pokeri dhe arrestohen tre persona

Policia ka kryer një bastisje në një lokal në Deçan, mbi dyshimin se aty po ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e organizimit të bixhozit dhe skemave piramidale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të objektit, u gjetën dhe u sekuestruan një kuti me çipa pokeri, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore që përmbante një brisk dhe një faturë.

“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar tre të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt,” ka njoftuar Policia.