**24 orët e fundit në Kosovë: Dy të vdekur nga aksidente, 32 të lënduar**

Policia e Kosovës ka bërë publik raportin ditor të ngjarjeve të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas këtij raporti, janë regjistruar dy aksidente trafiku me pasoja fatale, si dhe 32 aksidente të tjera që kanë rezultuar me persona të lënduar. Gjithashtu, janë shënuar 69 aksidente trafiku vetëm me dëme materiale.

Në të njëjtën periudhë, policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 985 gjoba trafiku.

Lidhur me aspektin e arrestimeve, janë ndaluar 16 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje.