Artan Behrami: Ndarja e 100 eurove, blerje votash – Prokuroria të hetojë Qeverinë
Artan Behrami, kandidat për deputet, ka reaguar ashpër pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për disa kategori në Kosovë, në prag të zgjedhjeve.
Behrami e ka cilësuar këtë vendim si “blerje klasike të votës” dhe ka kërkuar ndërhyrjen e organeve të drejtësisë.
“Prokuroria duhet tani të nisë hetimet në Qeverinë e Kosovës. Kjo është blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit”, ka shkruar ai.
Sipas Behramit, ky veprim bie ndesh me Kodin Penal të Kosovës, duke cituar dispozitën që parasheh se “keqpërdorimi i varësisë ekonomike apo profesionale për të ndikuar te votuesi që të votojë në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë, dënohet me 1 deri në 5 vjet burgim”.
