**Grua ndërron jetë në Prishtinë, dyshohet se ra në pus**
Një grua kosovare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë rënë në një pus të hapur në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, trupi i saj u nxor nga ekipet e zjarrfikësve, ndërsa mjeku kishte konstatuar vdekjen në vendngjarje.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku citohet rasti, theksohet se ngjarja ka ndodhur më 22 gusht 2026 dhe se viktima, një femër kosovare, dyshohet të jetë rrëzuar në pus. Detaje të mëtejshme lidhur me rastin pritet të zbardhen pas përfundimit të hetimeve.
