**Vlorë: Grua bie nga ballkoni, në gjendje të rëndë në spital**
Një grua ra mbrëmjen e së mërkurës nga ballkoni i një pallati në Vlorë, pranë zonës së Lungomares.
Për pasojë, ajo u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për shkaqe të tjera.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes. (Burimi: TCH)
