Futbollisti i njohur, Xherdan Shaqiri, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tij verore.
Lajmin e bëri të ditur vetë mesfushori përmes disa postimeve në llogaritë e tij në rrjetet sociale, siç raporton Indeksonline. Në fotografitë e shpërndara, Shaqiri shihet duke shijuar pushimet në një jaht, ndërsa ka vendosur edhe flamurin shqiptar dhe simbole të tjera, duke konfirmuar qartë destinacionin e tij në Shqipëri.
Kjo periudhë pushimesh vjen pas një sezoni jo fort të suksesshëm për Shaqirin me skuadrën zvicerane të Baselit.
