Botërori Hyn në Fazën Eliminatore, Plotësohen të Gjitha Çiftet e 1/8-ës së Finales
Kupa e Botës në futboll nis sonte fazën e saj më vendimtare, atë të eliminimit direkt. Pas përfundimit të fazës së grupeve, janë përcaktuar tashmë 16 kombëtaret më të mira dhe janë plotësuar të gjitha tetë çiftet e ndeshjeve të 1/8-ës së finales.
Përballjet do të zhvillohen sipas këtij orari:
**Sonte:**
Nga ora 19:00, KANADA do të luajë kundër MAROKUT.
Ndeshja mes PARAGUAIT dhe FRANCËS nis në orën 23:00.
**Të Dielën:**
Në orën 22:00, BRAZILI do të përballet me NORVEGJINË.
Nga ora 02:00 pas mesnate, MEKSIKA do të ndeshet me ANGLINË.
**Të Hënën:**
Në orën 21:00 zhvillohet një duel i rëndësishëm mes PORTUGALISË dhe SPANJËS.
Pas mesnate, SHBA-ja do të luajë kundër BELGJIKËS.
**Të Martën, më 7 korrik:**
ARGJENTINA do të luajë me EGJIPTIN nga ora 18:00.
Ndeshja ZVICËR – KOLUMBI do të nisë në orën 22:00, duke mbyllur kështu fazën e 1/8-ës së finales.
(Burimi: IndeksOnline)
