Ka filluar takimi i ushtruesës së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu,  me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Takimi ka filluar në orën 15:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në takim me Haxhiun i pranishëm është lideri i PDK-së Bedri Hamza, Ardian Gjini nga AAK dhe Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK.

 Ndërkaq  në takim janë dhe përfaqësues të partive minoritare.

Ndryshe ky takim po zhvillohet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të vendit./Indeksonline/