Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë të preferuar mes 31 majit dhe 7 qershorit për zgjedhjet e reja parlamentare.

Ndërsa po shkonte në presidencë për takimin konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu për datën, Hamza tha për T7 se do ta respektojnë vendimin e saj, cilëndo datë që do ta caktojë.

“Do t’i përgjigjem ftesës së u.d të presidentes sepse e respektoj institucionin. Për ne është e pranueshme cilado datë brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hamza.