**Propozimi i Ermal Mamaqit për Mimoza Ahmetin: Të jetojë me të pas ‘Ferma VIP’**
Spektakli i fundit i “Ferma VIP 3” ka sjellë në qendër të vëmendjes fermeren Mimoza Ahmeti dhe opinionistin Ermal Mamaqi, për shkak të deklaratave dhe propozimeve të tyre të papritura.
Gjatë diskutimeve në studio, Mimoza Ahmeti komentoi situatën e krijuar rreth personazhit Akilit, duke vlerësuar se dinamika rreth tij po zmadhohet më shumë seç duhet. Megjithatë, ajo theksoi se Akili kishte arritur një sukses të konsiderueshëm, duke tërhequr një pjesë të madhe të vëmendjes së publikut. “Në fund të fundit, Akili bëri një arritje, sepse gjysma e emisionit iku me të”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se kjo strategji e tij kishte funksionuar.
Nga ana e tij, opinionisti Ermal Mamaqi jo vetëm që shprehu dakordësi me analizën e Ahmetit, por bëri edhe një propozim befasues. Ai sugjeroi mbylljen e garës në atë fazë dhe shpalljen fituese pikërisht të Mimoza Ahmetit. “Për mendimin tim, ta mbyllim që sot fermën dhe ta fitojë Moza”, u shpreh ai.
Pika kulmore e diskutimit erdhi me një tjetër deklaratë të papritur nga Mamaqi, i cili zbuloi se kishte diskutuar paraprakisht me bashkëshorten e tij, Amin, për një ide vërtet të pazakontë. Mamaqi i bëri ftesë Mimoza Ahmetit që, pas përfundimit të spektaklit, të shkonte të jetonte me ta.
