Chelsea ka firmosur një kontratë të re afatgjatë me yllin e saj, Cole Palmer, duke siguruar të ardhmen e lojtarit kyç.

Cole Palmer, padyshim një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës së Chelseat, ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin.

Që nga transferimi i tij në vitin 2023, Palmer u shndërrua shpejt në një lojtar thelbësor për “Blutë”, duke lënë gjurmë të thella me performancat e tij dhe duke kontribuar ndjeshëm në rezultatet e skuadrës.

Si shpërblim për këtë ndikim të rëndësishëm, Chelsea i ka ofruar atij një marrëveshje të re, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2034.

Gjatë kohës së tij te Chelsea, Palmer ka shfaqur një formë mbresëlënëse, duke qenë një nga golashënuesit dhe asistentët kryesorë të ekipit.

/IndeksOnline/