Leeds United ka shkaktuar befasinë e madhe në Premierligë, duke e mposhtur Chelsean me rezultat bindës 4-1 në udhëtim, pas përmbysjes së rezultatit.

Kjo ishte fitorja e parë e Leedsit në udhëtim ndaj Chelseat që nga viti 1999, ndërsa trajneri Daniel Farke regjistroi triumfin e parë në karrierën e tij ndaj Xabi Alonsos.

Chelsea kaloi e para në epërsi në minutën e 25-të me golin e Emmanuel Emeghas, por vendasit nuk arritën ta ruanin avantazhin.

Noah Okafor barazoi shifrat vetëm pak minuta më vonë, ndërsa në pjesën e dytë Dominic Calvert-Leëin realizoi nga penalltia për ta përmbysur rezultatin.

Okafor shënoi sërish në minutën e 64-t, duke e çuar epërsinë e Leedsit në 3-1, ndërsa Brenden Aaronson vulosi fitoren e madhe me golin e katërt në minutat shtesë.

Në anën tjetër, Chelsea pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke vazhduar periudhën e vështirë nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Chelsea i ka 16 pikë në vendin e tetë në tabelë, derisa Leedsi është i gjashti me 17 pikë të tubuara./GazetaExpress/