Vlora Çitaku, sekretare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e mban peng shtetin. Kjo deklaratë erdhi pas mbylljes së dyerve të Kuvendit të Kosovës.

Çitaku, e cila është edhe deputete, shkroi në llogarinë e saj në Facebook, duke publikuar një fotografi ku shfaqeshin dyert e mbyllura të sallës kryesore të Kuvendit.

“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët, fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti. 16 gusht 2026!”, theksonte ajo në postimin e saj.